Ky vit padyshim se është ai i dasmave të yjeve të estradës.
Një e tillë pritet të ndodhë këto ditë. Është ky disenjatori i njohur Valdrin Sahiti i cili ka vendosur t’i japë fund beqarisë, transmeton Gazeta Express.
Valdrini dhe e fejuara e tij Edita Ramadani kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me martesë në një ceremoni solemne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata nuk kanë dhënë detaje për datën e saktë, mirëpo martesa e tyre pritet të bëhet këtë javë.
Ndryshe, burime të Gazetës Express mësojnë se çifti i njohur së shpejti pritet të bëhen prindër.
Nuk dihet se në cilin vend do të zhvillohet dasma e tyre, por sipas një video të postuar nga Edita, për momentin janë në Los Angeles.
Ky ishte viti i dasmave të VIP-ve shqiptarë. Javë më parë i dhanë fund beqarisë edhe Xhensila Myrtezaj e Bes Kallaku, Getoar Selimi e Marina Vjollca.
Ndërkohë, pritet që në fund të shtatorit të martohet edhe këngëtari i njohur Besnik Qaka.
E në muajin tetor do t’i jap fund beqarisë edhe moderatori i njohur Labinot Gashi-Labi.
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...