Google ADS

Haradinaj thotë se SHBA-të rekomanduan tërheqjen e Kosovës nga aplikimi në INTERPOL

21:25 | 25 Shtator 2017
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar tërheqjen e Kosovës për të aplikuar në INTERPOL.

Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rekomanduar tërheqjen e aplikimit për anëtarësim në INTERPOL.

‘”E din edhe miqtë edhe armiqtë që nuk i kemi votat”.

Sipas kryeministrit Haradinaj nga pjesëmarrja e rreth 150 vendeve Kosova nuk ka siguruar votën e nevojshme të 103 vendeve anëtare të Interpolit

Ai tha se do të punojnë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për të aplikuar vitin e ardhshëm.

“Do të koordinojnë të gjithë mekanizmat për të siguruar mbështetjen e nevojshme dhe të sigurt në vitin e ardhshëm dhe me këtë veprim është parandaluar të ndodhë e njëjta që ndodhi në UNESCO”, tha Haradinaj për RTK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme