Në rajonin vreshtar të Rahovecit, po vazhdon fushata e vjeljes së rrushit. Rahovecianët të cilët merren me kultivimin e rrushit thonë se këtë vit rendimentet llogariten të jenë rreth 50 për qind më të ulëta. Vreshtarët të cilëve ngricat e vonshme pranverore e breshëri ua dëmtoi rrushin, ankohen se askush nuk po iu del në ndihmë.
Ngricat e vonshme pranverore, breshëri, e së fundmi edhe bryma, kanë bërë që vreshtat e rajonit vreshtar të Rahovecit të dëmtohen mjaftë shumë.
Kështu thotë për Radio Kosovën vreshtari Avni Haxhimurati, i cili ka të mbjella dy hektarë me rrush. Haxhimurati thotë se krahasuar me vitin e kaluar rendimentet e rrushit këtë vit janë shumë të ulëta.
“Kemi afër dy hektarë sipërfaqe të mbjella me rrush. Kemi filluar me vjeljen, mirëpo rendimentet janë shumë të vogla. Këtë vit kemi pasur shumë dëme nga breshëri. Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit as 30 për qind të prodhimit nuk e kemi”, deklaroi Haxhimurati.
Përveç Avniut dhe vreshtarëve të tjerë, se rendimentet e rrushit janë zvogëluar e thotë edhe kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve, Habib Dina, sipas të cilit, këtë vit në përgjithësi rendimentet e rrushit janë përgjysmuar.
Dina thotë për RK se vreshtarët këtë vit nuk e kanë problem shitjen e rrushit, për shkak se sasia është e vogël, cilësia e rrushit është e lartë dhe janë hapur kufijtë edhe për eksport.
“Rendimentet mund të them se janë përgjysmuar këtë vit. Këtë vit nuk kemi problem me shitjen e rrushit, për shkak se rendimenti i ulët ka bërë që bodrumet të hapin dyert për shkak të mungesës së rrushit. Çmimet sillen prej 20 centë për kilogram deri në 32 centë. Këtë vit janë hapur edhe kufijtë dhe kemi blerës edhe nga Mali i Zi e Shqipëria”, tha Dina.
Vreshtari Avni Haxhimurati e kryetari i shoqatës së vreshtarëve Habib Dina, thonë se vreshtarët të cilët janë shumë të dëmtuar nga moti jo i mirë nuk janë kompensuar. Ata bëjnë thirrje që vreshtarët të ndihmohen në mënyrë që kjo situatë jo e mirë të tejkalohet më lehtë.
Komuna e Rahovecit tradicionalisht merret me kultivimin e rrushit dhe llogaritet që me rrush janë të mbjella mbi 3000 hektarë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...