Haradinaj: Komisioni i ri do ta vërtetojë se kufiri është në Çakorr e Kullë

19:50 | 25 Shtator 2017
M. A.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se kufiri i Kosovës është në Çakorr dhe Kullë. Thotë se Komisioni që nisi punën sot do të zbulojë të vërtetën.

Kreu i ekzekutivit ka ritheksuar qëndrimet e tij për demarkacionin me Malin e Zi.

“Kufiri është në Çakor edhe në Kullë nuk ka nevojë këkrush me na tregu për disponimin e tjetërkujt, nuk ka nevojë askush me na dhënë leksione të çfarëdo natyre”, tha Haradinaj.

Tha se pa rezultate të Komisionit nuk ka çka të bisedojë me Malin e Zi.

“Aktualisht unë s’kam ndonjë kërkesë konkrete për Malin e Zi sepse unë pres me i gjetë të gjeturat e Komisionit. Dua ta di se çka kam në dorë dhe çka po synoj por kuptohet se s’ka marrëveshje të njëanshme për kufi. Pse e ka ratifiku Mali i Zi kjo nuk na obligon ne”, tha Haradinaj për televizionin publik”, theksoi ai.

“Ky Komision sot ka fillu punë zyrtarisht dhe ky e gjen të vërtetën se çka ka ndodh në procesin paraprak, ku janë lëshimet, ku janë gabimet dhe atë të vërtetë do të na e raportojë Qeverisë, parlamentit dhe popullit por edhe miqve. Kur e kemi atë të vërtetë do të analizojmë se në çfarë drejtimi me shku me këtë temë”, tha Haradinaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme