Ish-roja i Burgut Qendror të Beogradit, Dragisha Blanusha, do të rigjykohet për dyshimet për rrëmbim të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq duke e dërguar atë në Gjykatën e Hagës në vitin 2001.
Një gjykatë në Beograd të shtunën rrëzoi vendimin që e nxirrte ish-rojën e Burgut Qendror Dragisha Blanusha të pafajshëm për rrëmbimin e Millosheviqit duke lejuar që ai të dërgohej në Gjykatën e Hagës në vitin 2001 dhe urdhëroi rigjykim të çështjes.
Gjykata pranoi një apel nga familja e Millosheviqit sepse vendimi i gjykatës së shkallës së parë “përmban shkelje të të drejtave procedurale”, raportojnë mediat serbe.
Akuzat kundër Blanushës, të ngritura nga Millosheviqi dhe gruaja e tij Mirjana Markoviq, pohojnë se më 28 qershor 2001, ai lejoi persona të panjohur që ta merrnin Millosheviqin nga burgu dhe ta transferonin atë në Hagë përmes Bosnjës dhe Hercegovinës.
Pasi Millosheviqi u transferua në Hagë për t’u gjykuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Blanusha u shkarkua nga ministri serb i Drejtësisë, Vladan Batiq.
Millosheviqi po gjykohej për krime lufte në ish-Jugosllavi kur ai vdiq në Hagë, më 11 mars 2006, por gruaja e tij e vazhdoi procesin kundër Blanushës.
Blanusha u shpall i pafajshëm nga vendimi i gjykatës së shkallës së parë në mars të këtij viti.
Ai do të rigjykohet gjithashtu për publikim të paligjshëm të fotografive të Millosheviqit dhe informacioneve konfindenciale për bisedimet e ish-presidentit jugosllav me avokatët dhe të afërmit e tij gjatë kohës që ai mbaje në Burgun Qendror në Beograd.
Markoviq e akuzon më tej Blanushën për publikimin e paautorizuar të librit të tij “Unë burgosa Millosheviqin”, në të cilin roja tregon detaje për kohën që ishte në paraburgim ish-presidenti.
Mirjana Markoviq ka jetuar në Rusi gjatë 14 viteve të fundit.
Ajo kërkohet për t’u gjykuar në Serbi, por Moska ka refuzuar ta dërgojë atë në Beograd për t’u përballur me akuzat.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut