Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm që të organizojë edhe këto zgjedhje lokale të 22 tetorit.
Enis Halimi, kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, thotë se edhe pse është sfiduese që të organizohen dy procese zgjedhore brenda një viti, prapë se prapë, sipas tij, është obligim i KQZ-së.
Halimi në “Fakt Plus” në Tribuna Channel, bëri të ditur se KQZ aktualisht ka pengesë sa i përket inormimit publik për këto zgjedhje lokale.
Sipas Halimit, kompania që duhet të angazhohet në informimin publik ende nuk është përzgjedhur. Sipas tij, procedurave burokratike që ka aktiviteti i KQZ-së.
“Kompania që duhet të bëjë një informim publik ende nuk është zgjedhur për shkak të procedurave burokratike në aktivitetin tonë. Kanë marrë pjesë disa kompani, ka shkuar procedura ankesës njëherë tek ne pastaj në OSHP. OSHP-ja ka kthyer rastin në rivlerësim, ne e kemi rivlerësua me një fitues tjetër. Kompania tjetër ka ankuar në OSHP dhe tashmë është rasti tek OSHP-ja”, tha Halimi në “Fakt Plus”.
Ai i bëri thirrje OSHP-së dhe institucioneve tjera ta ndjejnë peshën e përgjegjësisë. Sipas tij, nëse KQZ nuk e ka kompaninë e përzgjedhur në kohë, nuk mund të bëjmë informim të duhur publik ashtu sic është e obliguar.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...