Aleanca Kosova e Re sot zyrtarisht ka bërë hapjen e fushatës për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen me 22 tetor.
Hapjen e fushatës e bëri në Prishtinë, ku dhe u prezantuan kandidatët për kryetar në disa Komuna të Kosovës.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, njëherësh edhe president i AKR-së, , Behgjet Pacolli ka thënë se kandidatët e AKR-së kanë një vizion të qartë për mandatin e tyre.
“Tani është koha e njerëzve vizionar. Kandidatët e Partive tjera nuk kanë vizion 50 vjeçar për komunën e tyre. Zhvillimi i qyteteve tona duhet të bëhet me vizion jo me improvizime. Jam i bindur se këta kandidat këtu kanë vizion të qartë për mandatin e tyre”, ka thënë Pacolli.
Ai në fjalimin e tij ka krahasuar AKR me partin liberale CDU Unioni Kristian Demokrat që doli fituese në zgjedhjet në Gjermani
“Ju me votën e juaj i shërbeni jo vetëm AKR-së por qytetarëve e fëmijëve tanë. AKR i përket një filozofi liberale. Në Gjermani kemi parë që liberalët janë duke u kthyer fuqishëm, falë transparencës së tyre. Ishte kënaqësi për mu që fati i partisë liberale është i njëjtë me ne”, tha mes tjerash Pacolli
Këta janë disa kandidatë të AKR-së që u prezantuan para të pranishmëve:
Osman Krasniqi kandidat për komunën e Prizrenit, Amir Cana kandidat për komunën e Kamenicës, Avni Gashi kandidat për komunën e Klinës , Zuf Ahmeti kandidat për Fushë Kosovë, Amir Rexhepi kandidat për Ferizaj, Edmond Dushi, Gjakovë, Shaqir Begaj, Malishevë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1548722108526209/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë