Japonia i kthen nuset në princesha të përrallave

18:42 | 25 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Nuk janë më vetëm fëmijët që mund të vishen si princeshat e Disney, pasi një sërë dasmash janë realizuar duke u frymëzuar nga fustanet e princeshave.

pri_54372882

Në fillim të këtij muaji, kompania japoneze e veshjeve të dasmës Kuraudia Co. ka shpalosur modelet e reja të fustaneve që ngjajnë me tregimet tona të preferuara, transmeton portali arbresh.info

Sipas web faqes japoneze Asahi, marka japoneze është duke bërë katërmbëdhjetë veshje të frymëzuara nga gjashtë princeshat e dashura.

pri_54372893

Nuset e reja tani mund të duket si personazhet e ‘Bukuroshja dhe Bisha’, ‘Ariel’, ‘Rapanzel’, ‘Hirushja’ dhe ‘Borëbardha’.

pri_54372894

Megjithatë, këto veshje magjike edhe mund të kushtojnë. Për të veshur një fustan të tillë në ditën e dasmës kushton rreth 3,600 dollarë.

Për të kuptuar se çmimi nuk është asgjë me ëndërrën për t’u dukur si princeshë, mjafton të shikoni fustanet e mëposhtëm./arbresh.info/

pri_54372875 pri_54372876 pri_54372977 pri_54372979 pri_54372980 pri_54372985

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme