Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Nenad Rikallo, nga emërimi i tij si pjesë e Qeverisë u përfol për shkak të disa akuzave se kishte torturuar disa banorë të lagjes Dardania gjatë luftës. Rikallos iu deshën disa ditë të reagojë ndaj akuzave, e rreth dy javë të nisë aktivitetet e tij në sektorin e Bujqësisë.
Nenad Rikallo sot ka pritur sot në një takim menaxherin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilin kanë biseduar për proceset të cilat kanë ndodhur deri më tani për rimëkëmbjen e sektorit të bujqësisë, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për mandatin e ardhshëm, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të këtij sektori.
Ministri Rikalo e njoftoi menaxherin e zyrës së Bankës Boërore lidhur me prioritetet e tij për zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori dhe për investimet, të cilat planifikojnë t’i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të vitit të ardhshëm.
Duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, ministri Rikalo theksoi nevojën që ky bashkëpunim me Bankën Botërore të shtrihet në sektor të ndryshëm të bujqësisë, duke ndikuar kështu zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë në vend,rritjen e prodhimit dhe motivimin për t’u marrë me bujqësi./arbresh.info/
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi