Google ADS

Abrashi nga lagjja Dardania: Brengosëse si jetojnë banorët mes hapësirave të ndotura e kanalizimit

16:20 | 25 Shtator 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Arban Abrashi, ia ka publikuar disa fotografi nga lagjja Dardania, duke i quajtur pamje të shëmtuara.

Abrashi ka thënë se lagjja Dardania është katandisur në gjendje të keqe, duke rrezikuar shëndetin e fëmijëve.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

Me kërkesë të qytetarëve të Dardanisë sot isha në një vizitë emergjente në këtë lagje.

Është brengosëse se si jetojnë banorët e këtyre lagjeve mes hapësirave të ndotura e kanalizimit të prishur.

Si Kryetar i Prishtinës do të vij me një plan konkret për një Dardani të re me investime kapitale.

Ndër prioritetet e mia për rigjallërimin e Dardanisë: fasadimi i ballinave të ndërtesave, rregullimi i liftave,i sistemit të kanalizimit, ndryshimi në vendosjen e deponive të mbeturinave, krijimi i ekipeve të vecanta të pastrimit, rregullimi i tregut të lagjeve,parkingjeve të reja dhe krijimi i hapësirave të gjelbra.

Fokus të vecantë për hapësirat rreth shkollave në të cilat fëmijët tanë aktualisht kontaminohen nga ndotja dhe papastërtia.

Pamjet e shëmtuara më poshtë flasin vet se në ç’gjendje është katandisur Dardania sot.

22045803_1483142748421899_7632623689581873294_n 21766703_1483144635088377_3213974748999462325_n 21764723_1483144688421705_6340422897407144498_n-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme