Zyra për media e Kuvendit të Kosovës njofton se Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të thirret pas plotësimit të propozimeve nga grupet parlamentare të emrave të deputetëve për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të komisioneve parlamentare, të cilat nuk i kanë parashtruar akoma propozimet për përfaqësues të komisioneve parlamentare
“Në bazë të përfundimit të Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur me 20 shtator 2017, është kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare që t’i propozojë emrat e deputetëve për kryetarët dhe anëtarët e komisioneve parlamentare deri të hënën, më 25 shtator, në orën 12:00.
Mirëpo, deri më sot, (më 25 shtator, ora 14:00), propozimet i kanë parashtruar: Grupi parlamentar Lista Serbe dhe Grupi Parlamentar Nisma për Kosovën.
Pas parashtrimit dhe propozimeve edhe nga grupet tjera parlamentare të emrave të deputetëve për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të komisioneve parlamentare, do të thirret mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.” thueht në komunikatë
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...