Google ADS

O’Connell kërkon të mos votohen kandidatët me të kaluar kriminale

14:13 | 25 Shtator 2017
Arbresh.info

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shprehur keqardhje për mospërjashtimin e kandidatëve me dënime penale nga lista zgjedhore.

Përmes një statusi në Facebook, O’Connell thotë se tani mbetet që votuesit të kenë fjalën e tyre, duke u bërë thirrje të mos i votojnë kandidatët me lidhje kriminale.

“Një keqardhje që kandidatët me dënime penale nuk mund të përjashtoheshin. Tani mbetet tek votuesit që të kenë fjalën e tyre. Si mik i Kosovës, shpresoj që votuesit të zgjedhin të refuzojnë kandidatët me lidhje kriminale”, ka shkruar ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme