Nacionalistët e djathtë Alternative für Deutschland, në vend të një feste për fitoren historike në zgjedhjet në Gjermani, kanë lëshuar një ‘bombë’, pasi liderja e partisë tha se nuk do të bashkohet me grupin e ri parlamentar.
Frauke Petry, liderja e AfD në një konferencë shtypi ka theksuar se është e mrekulluar nga sukesi i saj, pasi kishte siguruar 13% të votave dhe 88 vende në Parlamentin federal, shkruan The Guardian, transmeton portali arbresh.info
Largimi i gruas që ishte figura më e shquar e partisë dëshmon se bazën e pafuqishme të kësaj partie, pavarësisht përpjekjeve që bënë për të treguar një front të bashkuar gjatë fushatës zgjedhore.
Në konferencën për shtyp ajo ka theksuar se mosmarrëveshjet e brendshme e kanë shtyrë atë që të heq dorë nga udhëheqja e partisë AfD.
Petry u anashkalua nga Alexander Gauland dhe Alice Ëeidel, ndërsa gjatë konferecës për shtyp ka theksuar se ajo do të vazhdojë punën e saj si kandidate e pavarur.
Në konferencën e përbashkët me partinë, ajo ‘lëshoi bombën’ dhe u ngrit me një buzëqeshje në fytyrë, duke lënë kolegët e saj të hutuar./arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...