Google ADS

Vuçiq: S’ka Kosovë në OKB pa pëlqimin e Serbisë

13:56 | 25 Shtator 2017
Arbresh.info

Fati i Europës varet nga suksesi i kancelares Angela Merkel dhe reformat e presidentit francez Emmanuel Macron.

Kështu ka vlerësuar presidenti i Serbisë, Aleksandat Vuçiq, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për rrugën europiane të Serbisë, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

I pyetur rreth synimeve të Kosovës që të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, Vuçiq u përgjigj se kjo për Serbinë nuk është një gjë e re, por ka shtuar se kjo nuk do të jetë e mundur pa pëlqimin e Serbisë.

Sipas Vuçiqit nga anëtarësimi i Kosovës në KB nuk do të ketë gjë nëse nuk arrihet marrëveshja, e kjo nuk mund të bëhet nëse dikush mendon se ai duhet t’i fitojë të gjitha, ndërsa Serbia t’i humbë të gjitha, transmeton Koha.net.

Vuçiq ka thënë se ithtarët e hyrjes së Kosovës në KB 500 herë deri tash e kanë anëtarësuar Kosovën në organizatën botërore, por përfaqësuesit e Prishtinës vazhdojnë të “sorollaten nëpër korridoret e KB”.

Vuçiq nuk e ka fshehur se gjatë qëndrimit në New York me përfaqësuesit e SHBA ka biseduar për tema të rënda, si ajo për vëllezërit Bytyçi dhe djegien e Ambasadës.

Ai citohet të ketë thënë se Serbia dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian, se ka marrëdhënie të mira me SHBA, porse krenohet me marrëdhëniet e mira me Rusinë dhe Kinën.

Na duhet paqja dhe stabiliteti dhe këtë duhet t aruajmë me çfarëdo çmimi, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se i pëlqen që shqiptarët “ndihen të fuqishëm e të fortë” dhe që nënvlerësojnë serbët.

Unë kësi gabimi nuk do të bëjë, është shprehur Vuçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme