Google ADS

Larje hesapesh mes shqiptarësh në burgun e Porto Azurros

13:51 | 25 Shtator 2017
Arbresh.info

E dielë e përgjakur në burgun e Porto Azurros në Itali. Një i burgosur me kombësi shqiptare u rrah nga një grup bashkëatdhetarësh por fatmirësisht, nuk pati pasoja të rënda.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Policisë së Burgut, Donato Cepece rrëfeu se “dje, rreth orës 15:00, një i burgosur shqiptar ka rënë në një pritë të të burgosurve të tjerë, patriottë të tij. Me një lëvizje rrufe, ata e kanë goditur në qafë me një mjet të mprehtë që i shkaktoi disa plagë, për fat jo serioze. Ndërhyrja e menjëhërëshme e Policisë shmangu pasojat më të rënda dhe i shpëtoi jetën të paraburgosurit. Po ashtu, u identifikuan përgjegjësit,” tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme