Gjykata e Apelit nesër do të shqyrtojë ankesat e mbrojtjes dhe prokurorisë për rastin e ish-deputeti Gani Geci, të dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në Skenderaj. Vëllai i ish-deputetit Gani Geci, Halili, i ka kërkuar politikës i kërkon të mos ndërhyjë në drejtësi.
Ai thotë se familja Geci i di të gjitha veprimet e kundërshtarëve të tyre, që nga koha e luftës.
“Vrasje e rëndë” e jo “Vrasje” ka kërkuar prokuroria e EULEX’it, në janar të këtij viti, nga Gjykata e Apelit, që të klasifikohet vrasja e Ruzhi Shaqirit. Për këtë vrasje të kryer më 4 gusht 2014, Gjykata Themelore e Mitrovicës, në qershor të vitit të shkuar ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim ish-deputetin e LDK’së në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci.
E mbrojtja e këtij të fundit, po në janar të këtij viti, në ankesën e tyre në Apel për rastin, ka pretenduar se rasti nuk ka të bëjë fare me vepër penale, por me mbrojtje të nevojshme, shkruan Gazeta Express.
Këto dy pretendime të kundërta të mbrojtjes dhe prokurorisë se misionit ndërkombëtar në Kosovë – EULEX, do të përballën në Gjykatë të Apelit, tetë muaj pasi janë ankimuar.
Apeli ka caktuar 26 shtatorin 2017 për t’i shqyrtuar këto ankesa në një seancë.
“Seanca e kolegjit për këtë rast është caktuar të mbahet me 26.09.2017”, ka konfirmuar të martën për Gazetën Express, Arbër Jashari, zëdhënës në Gjykatë të Apelit.
Vrasja e Ruzhdi Shaqirit kishte ndodhur më 4 gusht 2014 në një lokal në Skenderaj. Të shtënat në lokal ishin dëgjuar menjëherë pasi viktima Shaqiri dhe i dënuar Gani Geci kishin hasur në njëri-tjetrin.
Halit Geci, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kërkon që nesër politika të mos ndërhyjë në drejtësi dhe se nuk kërkon mëshirë për vëllain e tij, por gjykim të drejtë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...