Francezet dinë si të jenë tërheqëse dhe ne kemi zbuluar sekretin e tyre!

11:15 | 25 Shtator 2017
L G

Femrat franceze gjithnjë i kanë takuar një ndër femrave më simpatike dhe të kuruara të botës, dhe që të bëheni edhe ju pjesë e bukurisë së tyre përmes recetave franceze, në fakt është një gjë shumë e thjeshtë. Për femra të tilla të gjithë lakmojnë dhe sekreti i tyre nuk qëndron vetëm në grim dhe stilim flokësh të përsosur, por edhe përmes disa gjërave tjera.

Nuk ka femër që së paku një herë të ketë dashur të jetë shpërfilëlse, natyrale dhe në pamje tërheqëse pa fare përpjekje siç janë parisienet. Nuk bëhet fjalë vetëm për mënyrën se si mbahen dhe çfarë foto kanë postuar në media – por këto femra japin pamje joshëse pa investuar mjaftueshëm në dukjen e tyre. Kjo nënkupton se ato nuk rregullohen për të tjerët si burrin, të dashurin, partnerin, por vetëm për veten e tyre. Sigurisht edhe ju do ndjeheshit njëlloj, edhe nëqoftëse bëhet fjalë vetëm për një buzëkuq të ri ose qumësht për trupin me aromën tuaj të preferuar. Andaj shihni këto tri truqe nga francezet, që nuk do të ju mërzisin aspak buxhetin e familjes, por do të ju ndihmojnë të keni një pamje të përsosur.

Ujë, Ujë, Ujë

Uji për francezet është gjithçka dhe padyshim përgjegjës për fizikun e tyre të mirë si dhe energjinë. Në mëngjes, duke filluar me një gotë ujë dhe poashtu gjatë përfundimit të ditës dhe gjatë tërë ditës në përgjithësi pini së paku 8 gota ujë, që nuk ndikon vetëm në hidratimin e trupit por edhe ngadalëson plakjen dhe ofron lëkurë plot shkëlqim. Sipas Mireille Gillian, autore e librit “Francezet nuk shtojnë në peshë”, uji është i rëndësishëm por jo vetëm për t’u pirë.

Ajo zbuloi se dushi duhet të fillojë me ujë të ngrohtë ndërsa të përfundojë me ujë të ftohtë pasi në këtë mënyrë stimulohet qarkullimi i gjakut. Ne e dimë të gjithë se qarkullimi është armiku numër një i celulitit! Ajo po ashtu këshillon që femrat mos të lajnë fytyrën me ujë të nxehtë sepse zgjeron enët e gjakut, por gjithnjë të përdorin ujë të vakët, pothuajse të ftohtë.

Verë, Verë, Verë

Vera franceze e kualitetit të lartë është një shtesë për drekë apo darkë, por ajo që duhet të mirret parasysh është të pihet në sasi të kontrolluar. Një gotë verë do të ishte doza e përkryer dhe jo vetëm që do ta shijoni ushqimin tuaj, por do t’i bëni favor edhe trupit tuaj. Vera e kuqe është e mirë për enët e gjakut dhe zemrën, është e mrekullueshme për lëkurën, një relaks i madh për t’u çlodhur në fund të një dite të vështirë.

Në fakt, sekreti parisien qëndron në dietën e tyre të ekuilibruar që bazohet në djathë, verë, pasta dhe nuk ngarkohen shumë në numërimin e kalorive të tepërta. Nëse dëshironi të përmbaheni sipas mënyrës franceze, gjithnjë konsumoni vakt ushqyes që përgatitet në shtëpi, me përbërës të mirë dhe me shumë dashuri se sa ushqime të shpejta që mund të ju bëjnë vetëm keq. Hani ngadalë, shijoni ushqimin dhe buzëqeshni.

Çokollatë

Nuk e kemi shkruar çokollatën tri herë, për shkak se nuk duhet tepruar konsumi i saj. Megjithatë, francezet konsumojnë çokollatë me cilësi të lartë, gjë që pohojnë në shtimin e bukurisë së tyre dhe duke mos shtuar fare në peshë.

Maskë prej çokollate

Nevoiten:

  • 50 gr. çokollatë
  • 1 lugë çaji vaj ulliri

Përgatitja:

Shkrihet çokollata në avull dhe shtoni më pas vaj ulliri dhe përzieni deri sa të fitohet masë homogjene. Lëreni të ftohet në temperaturë të trupit në mënyrë që mos të djegë dhe më pas maskën e fituar aplikojeni në fytyrë të larë, qafë dhe dekolte. Lëreni maskën të qëndrojë për 15 minuta pastaj shpëlajeni me ujë të vakët. Lëkura do të jetë e butë madje edhe dy ditë pas trajtimit!/femra.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme