Tërheqja e kërkesës së Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL dëshmon pafuqinë e shtetit të Kosovës për të rrugëtuar drejt organizatave ndërkombëtare.
Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike e ndërkombëtare, të cilët megjithatë thonë se tërheqja e kërkesës për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it në rrethanat e tanishme ka qenë thuajse e pashmangshme, transmeton Zeri.info.
Sipas tyre, deri te një vendim i tillë i Qeverisë erdhi si pasojë e vakuumit institucional parazgjedhor, ku spektri politik nuk arriti të merrej vesh për krijimin e institucioneve. Ata madje thonë se shtyrja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL mund t’i sjellë vendit pasoja të dukshme në aspektin ndërkombëtar (në procesin e liberalizimit, integrimit e deri te stopimi i njohjeve të reja).
Nga ana tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj para pak ditësh bëri të ditur se Kosova nuk i kishte votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it. Ndërkaq, ndryshe konsideroi ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i cili e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit