Aktivitetet e sotme elektorale të partive politike

07:51 | 25 Shtator 2017
Arbresh.info

Partitë politike në Kosovë vazhdojnë sot ditën e pestë të fushatës elektorale për zgedhet lokale të 22 tetorit.

Këto janë aktivitetet që kanë planifikuar ato sot nëpër Kosovë:

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidaten për Kryetare të Pejës, Sabiha Shala, do të kenë një mëngjes pune me ndërmarrës, mjekë dhe profesionistë të tjerë të Pejës. (Lokali DonCafe, përballë hotelit “Dukagjini”, ora 10:00)

Kandidati i Lidhjes Demokratike te Kosovës për kryetar komune në Kaçanik, Shkëlqim Jakupi shpalos programin qeverisës dhe prezanton kandidatët për Asamble Komunale. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, në Kaçanik, ora 17:00)

NISMA për Kosovën do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Lipjan. (Shtëpia e kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 17:00)

Lëvizja Vetëvendosje! mban tubimin zgjedhor të radhës, në qytetin e Gjakovës kutë pranishëm do të jenë Kryetari Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti e Arbërie Nagavci, si dhe kandidati për kryetar të kësaj komune, Driton Çaushi. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, ora 17:00)

-Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubimin zgjedhor në Komogllavë të Ferizajit. (Shkolla Fillore “Besim Rexhepi”, në ora 18:30)

NISMA për Kosovën në Lipjan do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Drenas. (Hotel Nobel” në Drenas, ora 19:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidaten për Kryetare të Pejës, Sabiha Shala, do të vizitojnë biznese të vogla dhe do të takohen me qytetarë  të Pejës. (Pejë, ora 11:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme