Google ADS

Meksikë: Zbehen shpresat, shkon në 319 numri i viktimave

23:22 | 24 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Meksikanët kanë mbushur kishat gjatë meshës të së dieles për t’u lutur për viktimat nga tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.1.

Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Meksikën qendrore ka shkuar në 319, transmeton portali arbresh.info

Mijëra ndërtesa janë dëmtuar, ndërsa të mbijetuarit vazhdojnë të flejnë në rrugë.

Sipas autoriteteve vlera e dëmtimeve nga tërmeti shkon deri në 8 miliardë dollarë.

Shumica e të mbijetuarve janë të traumatizuar nga tërmeti i dytë i fuqishëm që goditit vendin.

Presidenti Enrique Pena Nieto, i cili ka vizituar skenën e shkatërrimit, u ka bërë thirrje meksikanëve të kthejnë vëmendjen e tyre në rindërtimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme