Një aeroplan ushtarak i Forcës Ajrore italiane është rrëzuar përderisa po merrte pjesë në një shfaqje ajrore në Italinë qendrore.
Mediat italiane raportojnë se piloti ka mbetur i vdekur, transmeton portali arbresh.info
Avioni po fluturonte mbi detin e Terracinës, qytet që ndodhet rreth 110km në jug të Romës, kur papritur është zhytur në det.
Mijëra njerëz u mblodhën për të parë shfaqjen ajrore, e cila duhet të kishte përfshirë edhe “Frecce Tricolore”, një ekip i njohur aerobatik demonstrues i Forcave Ajrore.
Shkaqet e incidentit janë ende të panjohura./arbresh.info/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...