Google ADS

Vazhdon me Realin, klauzola është marramendëse (FOTO)

19:42 | 24 Shtator 2017
Arbresh.info

Real Madridi ka rinovuar kontratat e shumë lojtarëve në muajt e fundit. 

Pas Marcelos, Iscos, Dani Carvajal, Karim Benzema e Marcos Llorentes, tani është radha për një lojtar tjetër të rëndësishëm te Los Blancos.

Bëhet fjalë për Marco Asensio, i cili me paraqitjet fantastike ka treguar se është ylli i së ardhmes në futbollin evropian.

Sipas AS, talenti spanjoll do të rinovojë deri në vitin 2023.

Ndërsa, klauzola që Reali pritet t’i vendosë është 500 milionë euro.

Asensio në këtë sezon ka shënuar katër gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat.

Ditë më parë anësori është zgjedhur si më i miri në botë nën-21 vjeç nga L’Equipe.

Asensio drejt rinovimit me Realin me klauzolë marramendëse

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme