Partia e Merkel humbi 5 për qind krahasuar me vitin 2013

18:44 | 24 Shtator 2017
Arbresh.info

Nga rezultatet e para të exit polle në Gjermani, partia e Angela Merkel ka fituar zgjedhjet por me nje rezultat te dobët, raporton “dw”.

Kryeson Angela Merkel me 32.5 % të votave, ndërsa vendin e dytë e mban Martin Schulz me 20 %. Po sipas këtyre rezultateve paraprake, deri tani në parlament futen 6 parti politike,panorama.

Krahasimi

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 18:00 janë:

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare është një konfirmim për kancelaren.

Me 33,5 përqind unioni konservator CDU humbet rreth 5 përqind krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, megjithatë në Bundestagun e ri këtej e tutje do të jenë të përfaqësuara gjashtë në vend të pesë partive si deri më sot.

Konkurrenca politike është bërë më e fortë, sepse partia Alternativa për Gjermaninë, AfD me 13% ka hyrë si forca e tretë në parlament. Socialdemokratët 21%, raporton “dw”.

Liberal Demokratët, FDP kanë marrë deri tani 10%, partia E Majta 9%, Të Gjelbërit 9% dhe të tjerat 4,5%, nuk arrijnë të përfaqësohen në parlament. Pragu i përfaqësimit parlamentar në Gjermani është 5%.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme