Google ADS

Angela Merkel sërish fituese

18:48 | 24 Shtator 2017
Arbresh.info

 Sipas Exit Polleve të publikuar kancelarja Angela Merkel ka fituar mandatin e katërt, transmeton portali arbresh.info

Ajo ka marrë 32.9%, ndërsa në vendin e dytë janë Social-Demokratët me 20.2 për qind. Kurse partia e të djathtës ekstreme AfD ka arritur të marrë 13.3%, do të thotë do të hyjë në parlament për herë të parë, por jo si forcë mazhorancë opozitare.

Angela Merkel, e diplomuar në kimi është gruaja më e fuqishme në botë. Ajo është kancelare e Gjermanisë tashmë 12 vite, e me mandatin e ri ajo do të qëndrojë në këtë pozitë edhe për katër vitet e ardhshme./arbresh.info/

merkel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme