Zgjedhjet në Maqedoni, kandidatët sot nënshkruajnë Kodin për zgjedhje

16:22 | 24 Shtator 2017
Arbresh.info

Nesër zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se kandidatët për kryetarë të komunave në të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë dhe në qytetin e Shkupit sot do të nënshkruajnë Kodin për zgjedhje fer, demokratike dhe të drejta.

Në bazë të nenit 8-c të Kodit Zgjedhor, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor duhet të nënshkruajnë Kodin e Zgjedhjeve të drejta, fer dhe demokratike.Me këtë Kodeks pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale obligohen dhe japin premtimi për njëri-tjetrin, por edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, se do të mbështesin dhe në mënyrë aktive do të promovojnë parimet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Garuesit me nënshkrimin e Kodit në mënyrë të qartë shprehin vullnetit e tyre për të respektuar të drejtën e votës e cila është e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë.Ceremonitë e nënshkrimit të Kodit organizohen nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme