Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dhe Interpol, është bërë temë tashmë edhe në Serbi.
E gjitha diplomacia serbe është duke punuar në mënyrë që të pamundësohet organizimi i Kosovës në këto organizata, e sidomos në UNESCO, pasi nga Interpoli Kosova tashmë është tërhequr.
Por janë dy subjekte politike në Serbi që po kërkojnë nga qeveria serbe, që Kosova të mos pengohet në këtë rrugë, dhe madje të pranohet se tashmë shteti i Kosovës është i pavarur, transmeton lajmi.net
Partia Liberale Demokratike serbe duke e komentuar temën e dialogut të brendshëm në Serbi, ka deklaruar se qeveria nuk duhet ta pengojë Kosovën për anëtarësim në UNESCO.
“Serbia duhet të tërhiqet nga bllokimi i Kosovës në organizata që ofrojnë jetë më të mirë për qytetarët e saj”, ka deklaruar partia e Cedomir Jovanoviq.
Sipas kësaj partie, Serbia duhet t’i ofrojë mbrojtje komunitetit serb në Kosovë dhe zhvillim ekonomik. E kjo nuk mund të sigurohet me bllokada.
Qëndrimi i ish-kandidatit për president të Serbisë, Nenad Çanak ishte bërë i njohur pasi ai deklaronte se do ta njihte pavarësinë e Kosovës.
Edhe partia e tij, Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës kanë deklaruar se Kosova tashmë është e pavarur dhe kjo duhet të pranohet nga serbët.
“Së pari dikush duhet të thotë me zë të lartë se Kosova është e pavarur nga Serbia. Ata janë shtet i pavarur, dhe është tjetër çështje pse nuk kaë ulëse në OKB. Ne duhet të bisedojmë me ta që të normalizojmë raportet me Prishtinën”, ka thënë Bojan Kostres, nënkryetar i LSV-së.
Tema e dialogut të brendshëm në Serbi për Kosovën tashmë është në fazat e para të diskutimit.
Pozitë, opozitë, shoqëri civile, e klerikë fetarë do të krijojnë grupe punuese me të cilët do të diskutojnë për zgjidhjen e sitautës me Kosovën.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq më herët kishte deklaruar se për vendim final do të pyetej edhe populli i Serbisë
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...