Google ADS

Abrashi prezanton programin për sport, premton mbështetje të përhershme

13:14 | 24 Shtator 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja Arban Abrashi, ka premtuar mbështejt të përhershme për sportistët e Prishtinës në mandatin e ardhshëm si kryetar.

Ai ka paraqitur sot programin për sport në një sall të sporteve në Prishtinë.

“Për ne që sportin e praktikojmë të dielave, si Kryetar i Prishtinës do të implementoj për krijimin e hapësirave të reja sportive, kurse për ata që sportin e kanë angazhim të përditshëm iu premtoj që bashkëpunimin me Komunën do ta kenë të përhershëm”, ka thënë Abrashi.

Ai ka theksuar se në katër vitet e ardhshme do të kthejë Pallatin e Rinis nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës.

“Në 4 vitet e ardhshme: Kthimi i Pallatit të Rinisë nën menaxhimin e Komunës, Investime në sportin profesional, shkollor dhe rekreativ (bari sintetik, kënde sportive në çdo lagje etj), Stadiumi sipas standardeve, Funksionalizimi i ligave shkollore, Mirëmbajtja e fushave ekzistuese rekreative, e shumë tjera”, ka thënë ai./Lajmi.net/

21766711_1482232968512877_7799352728516090914_n 21687632_1482232925179548_7902710976665817600_n 21767931_1482232898512884_5795054343696718110_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme