​Zëvendëskryeministri Jevtiq, thotë se s’ka më justifikime, duhet të formohet Asociacioni

11:13 | 24 Shtator 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, ka thënë se më nuk ka justifikime për mosformimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka deklaruar se tani është koha që ai të formohet ashtu siç palët kishin rënë dakord në Bruksel.

Jevtiq, në një intervistë për Politika, ka deklaruar se gjithçka duhet të kompletohet më së largu vitin e ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme