4 gjëra që duhet t’i dini për Angela Merkel

00:14 | 24 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Votuesit gjermane do të votojnë nesër dhe Angela Merkel shpreson të fitojë mandatin e katërt si kancelare.

Deri me tani të gjithë e dimë se 63 vjeçarja u rrit në Gjermaninë Lindore, u trajnua si një shkencëtare dhe hapi dyert për një numër të madh të refugjatëve dhe emigrantëve në vitin 2015, transmeton portali arbresh.info

Por më poshtë mund të lexoni 4 gjëra që mund të mos i keni ditur për Merkelin:

Nuk fle shumë

Merkel është e njohur për aftësinë e saj për të qëndruar vigjilente gjatë negociatave të rëndësishme edhe kur ato mbahen natën vonë. Ky është një avantazh i madh kur liderët botërorë duhet të përballen me tema komplekse si ndryshimet klimatike, siguria e shtetit ose bisedimet e paqes. Merkel thotë se edhe ajo e ndjen nevojën për gjumë, sikurse të gjithë të tjetër, por shton se ka aftësi që t’i mbijetojë pagjumësisë për një kohë të shkurtë. “I kam disa aftësi të ngjajshme me deven”, pati thënë ajo për revisten gjermane Brigitte.

Nuk ishte studentja më e mirë komuniste

Sikurse të gjithë studentët e Gjermanisë Lindore edhe Merkelit i është dashur të marrë mësime të detyrueshme për maksizën-lelinizëm. Por ndryshe nga studimet e saj në fizikë, të cilat ajo përfundoi “magna cum laude”, përpjekjet e saj në ideologjinë komuniste vlerësohen thjesht “të mjaftueshme”. Më vonë, ndërsa punonte në Akademinë e Shkencave në Berlinin lindor, kancelarja e ardhshme ishte në organizatën rinore komuniste dhe sipas biografëve mbane pozitën Sekretari për agjitacion dhe propagandë. Merkel nuk e ka mohuar kurrë një gjë të tillë, por ka shtuar se detyra e saj kishte të bënte me organizime të leximit të librave dhe vizitave në teatër.

Bën jetë të thjeshtë

Kancelarja gjermane nuk njihet që bën jetë luksoze. Në fakt, ajo jeton në një apartament të zakonshëm në qendër të Berlinit, zotëron një shtëpi të vogël në rajonin Uckermark në veri të kryeqytetit, pikërisht aty ku edhe rriten perimet e saj të preferuara.

Tifoze e madhe e futbollit

Çdo udhëheqës gjermane është i detyruar të ngazëllejë ekipin kombëtar të futbollit, sportin e preferuar të vendit dhe në këtë nuk bën përjashtim as Merkeli. Megjithatë, kancelarja njihet si tifoze e flaktë e futbollit. Kurdo që është e mundur, ajo viziton lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe u uron fat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme