Google ADS

7 sëmundjet që shkaktohen nga trishtimi ekstrem

23:53 | 23 Shtator 2017
Trina Galanxhi
Tre shtyllat bazë për t’ia hedhur trishtimit: Ushqimi, ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbështetja e familjes. Ja si arrihen në mënyrë natyrale…
 
Hidhërimi cilësohet si dhimbje emocionale, mërzitje dhe dëshpërim. Disa mund ta përjetojnë lehtë, por për disa njerëz mund të jetë shumë më serioze.
Studimet e fundit kanë zbuluar se mërzitja e rëndë mund të shkaktojë vdekjen. Kjo është e vërtetë. Njeriu mund të vdesë për shkak të thyerjes së zemrës. Pikëllimi mund të pengojë aftësinë e trupit për të luftuar sëmundjet, shkruan supershendeti, transmeton arbresh.info
Të gjitha medikamentet kimike që merren për trajtimin e trishtimit kanë efekte anësore dhe shkaktojnë depresion. Trishtimi i prek të dy gjinitë, por ai mund të ndikojë më shumë tek gratë se te burrat. Në këtë artikull do të njiheni me sëmundje që mund të shkaktohen nga trishtimi ekstrem:
1. DOBËSIMI I IMUNITETIT
Kur jeni duke kaluar kohë të vështira, trupi juaj bëhet i dobët, dhe në këtë mënyrë dobësohen aftësitë e tij në luftën kundër sëmundjeve. Pikëllimi i madh mund të dëmtojë gjithashtu sistemin imunitar në kryerjen e funksioneve të tij normale, dhe kjo rrit mundësinë e infeksionit nga bakteret dhe sëmundjet infektive të tilla si pneumonia.
2. SËMUNDJET E ZEMRËS
Kjo gjëndje është e njohur si sindromi i zemrës së thyer, dhe është e ngjashme me një sulm në zemër, por kjo nuk është më pak e rrezikshme.
3. TENSIONI I LARTË I GJAKUT
Stresi psikologjik dhe pikëllimi mund të rrisin presionin e gjakut përkohësisht. Gjatë ekspozimit të theksuar ndaj stresit, hormonet sekretojnë nga trupi një përgjigje për t’u përballur me këtë situate, apo ikje prej tij, e cila mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut.
4. REUMATIZMA
Sipas studimeve të fundit mbi efektet psikologjike negative të
trishtimit, ai mund të çojë në sëmundje reumatike. Hulumtuesit kanë gjetur se 70% e njerëzve me artrit reumatoid kanë qenë të ekspozuar ndaj traumave neurologjike dhe psikologjike.
5. ULÇERA E STOMAKUT
Ulçera e stomakut nuk shkaktohet vetëm nga ushqimi, por ajo mund të ndodh si rezultat i drejtpërdrejtë i një trishtimi, nervozizmi dhe stresi. Të gjitha sëmundjet e sistemit tretës janë të lidhura me trishtimin dhe stresin psikologjik, ndaj të cilave ne jemi të ekspozuar çdo ditë në punë dhe në shtëpi.
6. INFLUENZA
Siç e kemi thënë më lart, dhimbja ekstreme dhe gjendja psikologjike e keqe ndikojnë negativisht në sistemin imunitar, dhe kështu rritet incidenca e gripit, alergjive, kollës, infeksioneve, dhe kjo si rezultat i një sistemi të dobësuar imunitar ndaj viruseve dhe baktereve rezistente.
7. DIABETI
Në rastet e trishtimit dhe nervozizmit, trupi sekreton lloje të hormoneve të tilla si adrenalina, e cila prish veprimin e insulinës në gjak. Kështu, duke rritur vazhdimisht presionin mbi pankreas, mund në sëmundje të diabetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme