Testet vizive me natyrë psikologjike, janë një nga metodat më të përdorura për të zbuluar gjendjen e shëndetit mendor, personalitetin, vlerat, objektivat, mekanizmat mbrojtës, frikët, traumat dhe komplekset.
Nëse gjëja e parë që ke parë në këtë imazh është vajza e ulur, kjo do të thotë se emocionet e tua më të thella burojnë nga faza infantile ose nga një traumë e pandërgjegjshme. Disa shembuj të traumës dhe frikës janë: Frika e vdekjes gjatë lindjes. Mungesa e një marrëdhënie intime me nënën (pak puthje, pak përqafime), ndjesia e braktisjes, mungesa e vëmendjes ndaj nevojave të fëmijës, të qëndrosh vetëm për shumë kohë në spital.
Kur sheh në ëndërr një flutur do të thotë se diçka e bukur po vjen në jetën tënde. Nga pikëvështrimi spiritual është shpjeguar edhe si zëdhënëse e shpirtrave të vdekur. Nëse ke parë fluturën në këtë imazh ka mundësi që je duke parë nga e shkuara. Në kërkim të një shpirti të humbur.
Luleshtrydhja simbolizon zemrën. Që në kohët antike, luleshtrydhet kanë qenë simbol i dashurisë. E nëse keni parë luleshtrydhen në këtë imazh, ju keni frikë nga diçka që lidhet me zemrën. Keni frikë se përjetoni një histori dashurie që do të dështojë ose që ndjenja nuk do t’ju kthehet.
Nëse kjo ju ka tërhequr vëmendjen do të thotë se ke shumë frikë nga vdekja. Që mund të shihet qartë se si të kap paniku edhe në situate neutrale të jetës. Frika nga vdekja është diçka natyrore, por në disa raste mund të bëhet e padurueshme.
Pemët përfaqësojnë jetën, forcën dhe sigurinë. Madje nga mënyra si i pikturojmë mund të zbulohen shumë anë të personalitetit. Edhe pse në këtë rast secili prej jush ka një përqasje personale. Ama mund të thuhet se nëse ke parë pemët në këtë imazh mund të kemi të bëjmë me një problem të personalitetit të dyfishtë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...