Gjermania neser do t’i drejtohet kutive të votimit, me ‘mutti’ (nënë) Angela Merkel që synon të fitojë mandatin e katër si kancelare.
Nëse ajo fiton zgjedhjet, kjo do të thotë që ajo pritet të parakalojë Helmut Kohlin, që njihet si një ndër liderët më të shërbimin më të gjatë në vend, transmeton portali arbresh.info
Gjatë mandatit të saj, Merkel ka parë tre presidentë amerikan, gjashtë kryeministra italianë dhe katër presidentë francez.
Ajo dhe partia e saj CDU i kanë mbijetuar krizës së euros, kanë përballuar krizën e emigrantëve dhe vazhdojnë të përballen me kërcënim global nga terrorizmi.
Politika e saj për hapjen e dyrve për emigrantët dhe refugjatët gjatë vitit 2015 u përcoll me kritika të mëdha edhe nga vetë bashkëpartiakët e saj.
Megjithatë, duket se politikat e saj, përkundër kritikave nuk kanë arritur të zbehin popullaritetin e saj. Sipas sondazheve të kryera disa ditë para heshtjes zgjedhore, pritet që Merkel të fitojë edhe mandatin e katërt./arbresh.info/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...