Reagon Thaçi: Nuk na takon të përzihemi në zgjedhjet e huaja (Video)

22:14 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Thirrja e Lëvizjes Vetëvendosje, që qytetarët kosovarë mos ta votoj partinë e kancelares Angela Merkel në zgjedhjet e nesërme në Gjermani, ka nxitur reagime edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti në intervistën dhënë RTK-së thotë se nuk është punë e Kosovës që të interferoj në zgjedhjet e nesërme në Gjermani, ndërsa në emër të popullit të Kosovës e falënderon popullin gjerman dhe kancelarën Merkel për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Kosovës në situatat më të vështira të saj.

“Nuk është e jona të inteferojmë në asnjë rrethane në këto zgjedhje, por duhet ta falënderoj kancelaren Merkel dhe popullin gjerman për ndihmën e madhe që kanë dhënë për popullin dhe shtetin e Kosovës në situatat më të vështira”, deklaroi Thaçi.

Kancelarja Merkel, sipas tij, ka treguar humanitetin, lidershipin dhe vizionin e saj, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe më gjerë, si një politikane me vizion global. “Prandaj edhe sot edhe nesër edhe përjetësisht, shqiptarët ku do që jetojnë, në Kosovë, në Gjermani do t’i jenë mirënjohëse kancelares Merkel, të cilës i dëshirojmë sukseset më të mira”, deklaroi presidenti Thaçi.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155425329748859/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme