Cristiano Ronaldo është i “çmendur” për të shënuar golin e tij të parë këtë sezon.
Sulmuesi i Real Madridi është rikthyer në kampionatin spanjoll pas suspendimit me pesë ndeshje mos-lojë dhe është i etur për të shënuar më shumë se kurrë, transmeton portali arbresh.info.
Brenda dy ndeshjeve, ai ka bërë 20 goditje, shifër që e vendos atë në pozitën e dytë me më së shumti goditje gjatë këtij sezoni pas Asensios, megjithëse ky i fundit ka luajtur 223 minuta më shumë se portugezi.
Në Mendizorroza, Cristinano Ronaldo kërkoi golin nga të gjitha këndet por nuk e arriti atë. Sulmuesi bërë gjashtë përpjekje, një ishte ndalur nga Pacheco, një ishte ndalur nga linja mbrojtëse dhe katër u ndalën tek zona ofensive.
Cristiano nuk e fshehu mos kënaqësinë e tij me disa bashkëlojtarë kur ata nuk pasuan topin. Njëri nga momentet më zemëruese të tij ishte ndaj Ceballosit, kur mesfushori vendosi të godas topin në vend se të pasojë atë.
Ndaj Betisit, sulmuesi i Real Madridit ishte gjithashtu mjaftë energjik. Ai bëri 12 goditje. Dy shkuan drejt portës, katër u ndalën nga mbrojtja e Betisit dhe gjashtë nuk gjetën portën.
Ndryshe, ky ishte numri më i madh i goditjeve në një ndeshje në ligë gjatë gjashtë xhirove./arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...