Parlamenti turk ka miratuar një projekt-ligj që lejon ushtrinë të ndërhyjë në Irak dhe Siri, nëse përballet me kërcënime të sigurisë kombëtare.
Masa është marrë si një paralajmërim përfundimtar ndaj kurdëve irakianë, të cilët kanë bërë thirrje për një referendum mbi pavarësinë e tyre, transmeton portali arbresh.info
Dekreti i lejon Turqisë që të dërgojë trupa mbi kufirin e saj jugor nëse zhvillimet në Irak dhe Siri kërcënojnë sigurisë e vendit.
Zyrtarët e Turqisë u kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur kurdëve të Irakut që të braktisin planet e tyre për pavarësi.
Kurdët janë të shpërndarë nëpër Turqi, Siri, Irak dhe Iran dhe nuk kanë shtet komb. Vetë Turqia ka një popullsi të madhe kurde etnike dhe po lufton me një kryengritje kurde në territorin e saj e quan separatist.
Ministri turk i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, e ka krahasuar votën e të hënës në Irakun e veriut me heqjen e një tulle, që do të shembte një strukturë të plotë. Sipas tij, konflikti mund të rezultojë me fatkeqësi globale.
Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, e ka quajtur refendumin ‘një gabim aventureskt’. Ai tha se Turqia do të marrë masa diplomatike dhe ekonomike për ‘zhvillimet në terren’. Ai shtoi se një operacion ushtarak ndërkufitar është gjithashtu një opsion i hapur./arbresh.info/
Brenda pak ditësh një sërë shkeljesh e skandalesh në ministr...
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...