Google ADS

Tillerson: Nëse K.Veriore përdor bombë me hidrogjen, përgjigjja jonë është veprimi ushtarak

19:36 | 23 Shtator 2017
Trina Galanxhi

“Nëse Koreja Veriore ndjek kërcënimin e fundit për të testuar një raketë balistike me hidrogjen mbi Oqeanin Paqësor, atëherë Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara do të rëgojnë me veprime ushtarake”, ka thënë Sekretari i Shtetit Rex Tillerson për mediat amerikane.

Në një intervistë për “Good Morning America” Tillerson është pyetur rreth paralajmërimit të Koresë Veriore mbi mundësinë e shpërthimit të një bombe me hidrogjen mbi Paqësor, transmeton portali arbresh.info

“Nëse Koreja Veriore vendos të testojë një bombë me hidrogjen, cili do të jetë reagimi i Shteteve të Bashkuara”, pyeti gazetari.

“Vendimi do të jetë i Presidentit”, tha Tillerson. “Në Këshillin e Sigurimit Kombëtar është mbledhur për të diskutuar për secilën prej këtyre çështjeve. Në fund të fundit, vendimi do të jetë i tij”.

Sekretari amerikan i Shtetit mbrojti retorikën e hapur të Presidentit Trump në fjalimin e tij të mbajtur në OKB.

Trump ka kërcënuar Korenë Veriore me ‘shkatërrim total’ nëse SHBA-të ose aleatët e saj do të kërcënohen nga regjimi komunist.

Menjëherë ka reaguar Koreja Veriore e cila ka kërcënuar Trumpin se ‘do të paguajë shtrenjtë’ për fjalimin e tij në OKB.

I pyetur nëse retorika e përshkallëzuar do të sjellë eskalim të situatës, Tillerson është përgjigjur duke thënë se ‘Presidenti amerikan padyshim që sigurinë e popullit amerikan e merr shumë seriozisht.’

“Por ne nuk jemi vetëm në këtë”, shtoi ai. “Ne kemi zhvilluar aleatë të fortë dhe aleanca të forta ndërkombëtarisht.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme