Google ADS

Pacolli vizitë në memorialet e dëshmorëve në Makovc, Marec, Mramor e Prapashticë

15:29 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Kandidati i AKR-së për Prishtinën Selim Pacolli pas homazheve në varrin e presidentit historik Ibrahim Rugova, e tek shtatorja e Zahir Pajazitit ka vazhduar vizitën e tij nëpër disa fshatra të Prishtinës.

“Me rastin e fillimit të fushatës parazgjedhore për të parin e Prishtinës, në shenjë mirënjohje, konsiderate, për të gjithë të rënët e dëshmorët e kombit e për veprën e presidentit Rugova, ishim sot për të vënë lule për secilin dhe për të respektuar veprën dhe punën e tyre. Prishtina pa veprën e tyre, pa gjakun e dëshmorëve do të ishte e pamundur të ishim këtu. Konsideroj që ky ishte gur themeli i shtetit tonë dhe pavarësisë tonë”, është shprehur ai.

Më pas ai ka vazhduar homazhet tek varrezat e dëshmorëve në Makovc, Prapashticë, Marec, e Mramor./arbresh.info/

Marec, Varrezat e Dëshmorëve
Marec, Varrezat e Dëshmorëve
Prapashticë, Varrezat e Dëshmorëve
Prapashticë, Varrezat e Dëshmorëve
Marec, Varrezat e Dëshmorëve
Mramor, Varrezat e Dëshmorëve
Varri i Shpend Canollit
Varri i Shpend Canollit
Makovc, Varrezat e Dëshmorëve
Makovc, Varrezat e Dëshmorëve

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme