Google ADS

Vulin në selinë e NATO-s tha se ushtria e Kosovës nuk do të formohet

15:09 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka folur edhe një herë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë, se pret nga të gjitha shtetet që të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe traktatet.

“Ushtria e Kosovës nuk do të formohet, në Kosovë është vetëm një forcë e armatosur që është KFOR-i. Unë isha në selinë e NATO-s dje dhe thashë që është e papranueshme formimi i Ushtrisë së Kosovës. Duhet të zbatohet rezoluta 1244 dhe marrëveshja Ushtarake e teknike”, tha Vulin, transmeton lajmi.net

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë disa herë se në fund të këtij viti Kosova do ta ketë Ushtrinë.

Sipas tij, kjo do të ndodhë ose me ndryshimet kushtetuese, ose me rritjen e kompetencave të FSK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme