Isa Mustafa i uron suksese Angela Merkelit

14:12 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar zgjedhjet që do të mbahen në Gjermani.

Mustafa madje ka dal në përkrahje të Angela Merkelit, duke i kërkuar edhe shqiptarëve që jetojnë në Gjermani të dalin dhe të votojnë, shkruan arbresh.info.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Gjermani vetëm të dalin të votojnë  në shtetin që ka ndihmuar shumë Kosovën.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të Isa Mustafës.

” Të nderuar qytetarë
Anëtarë e simpatizantë të LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellur me kujdes të veçantë fushatën zgjedhore në Gjermani, duke pas parasysh kontributin e jashtëzakonshëm të këtij shteti mik për Kosovën si dhe relacionet e miqësisë të shumanshme ndërmjet dy vendeve.
Përgëzojmë të gjitha subjektet politike gjermane për fushatën e tyre.
I urojmë sukses në zgjedhjet e së dieles Unionit Kristian Demokratikit (CDU) të kryesuar nga Kancelarja Angela Merkel, si parti simotër në kuadër të Partisë Popullore Evropian (EPP), duke shprehur konsideratat më të larta për rezultatet historike që janë arritur në Gjermani si dhe përkrahjen e pazëvendësueshme që është ofruar për Kosovën dhe rajonin, nën lidershipin e Kancelares Merkel dhe CDU-së.
Ftojmë bashkatdhetarët tanë të jenë pjesë e procesit zgjedhor në Gjermaninë mike, e cila ka kontribut të jashtëzakonshëm në pavarësinë, si dhe në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme