Google ADS

Ramiz Lladrovci përplaset me veteranët e UÇK-së

12:59 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Komuna e Drenasit ka reaguar lidhur me deklarimet e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në këtë qytet.

Komuna e Drenasit thotë se me keqardhje ka lexuar deklarimet ne emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Sipas kësaj komune, këto shoqata, të cilat nxisin urrejtje dhe përçarje tek shtresa më e ndjeshme e popullit tonë, dhe ato deklarime janë kryekëput politike dhe me motivet me të ulëta që përdorën vetëm për fushat dhe nuk janë asnjëherë të vërteta.

“Komuna e Drenasit ka dhënë pëlqimin për dërgimin ne banjë 33 familje dëshmorësh. Komuna e Drenasit edhe me herët është përballur me presione të tilla, mirëpo për hir të opinionit do të japim sqarime të detajume ne lidhje me deklarimet e tyre, duke mos lënduar asnjë familje dëshmori, invalidi apo veterani të UÇK-së. Letra e tyre drejtuar mediave ka kryekëput motive politike, përçarëse dhe mesazhe plotësisht të manipuluara. Komuna e Drenasit, përkatësisht kryetari i saj, Ramiz Lladrovci ka deklaruar ne takimin e parë pas marrjes se detyrës që ka pasur me familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve se do të kujdesem për këto kategori sipas mundësive ligjore që ka Komuna, dhe atë ka bërë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se komuna e Drenasit, përkatësisht kryetari i saj, i ka kërkuar fillimisht të parashtrojnë kërkesë familjeve të dëshmorëve, të cilat pas regjistrimit në Komunë të gjitha janë proceduar dhe miratuar.

“Nga kjo kategori në Komunën e Drenasit kanë arritur nga shoqata e familjeve të dëshmorëve 31 kërkesa të kompletuara, të gjitha kërkesat janë miratuar, pa asnjë refuzim dhe këto familje janë dërguar në banjë për trajtim dhe rehabilitim shëndetësor. Paraja publike i nënshtrohet kontrollit dhe nuk është e personave, apo familjeve të caktuara, pasi që ajo është e taksapaguesve tanë”, sqarohet ndër tjerash.

Komuna e Drenasit thotë se mirëpret kërkesat e kompletuara nga shoqata e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së për t’i dërguar ne banjë edhe viteve të ardhshme. Komuna e Drenasit kërkon nga shoqatat e dala nga lufta të mos lejojë në këtë kohë të manipulojë me shtresën me të ndjeshme të vendit tonë, me asnjë situatë të mos bëhet përçarje e as manipulime ne kohë fushate, pasi që Komuna e Drenasit dhe kryetari Ramiz Lladrovci nuk shkel ligjin e as besimin e qytetarëve.

“Për hir të transparencës dhe llogaridhënies ne ju përcjellim vendimin për financimin e kësaj kategorie si dhe listën e miratuar në Kuvendin Komunal dhe e protokollar nga ana e Shoqatës së familjeve të dëshmorëve me emrat e prindërve të dëshmorëve të UÇK-së që kanë shkuar për trajtim dhe rehabilitim shëndetësor ne banjë”, thuhet në fund.

vendimi2_1506162409-8326589 bendimi_1506162419-3702759 4_1506162424-1258532 3_1506162429-9020346 2_1506162436-1957997 1_1506162440-4450172

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme