Driton Selmanaj: Do ta fitojmë Prizrenin sepse e kemi kandidatin dhe programin më të mirë për qytetin

12:51 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Në një konferencë me gazetarë, shefi i Shtabit zgjedhor të LDK-së në Prizren Driton Selmanaj, ka shprehur bindjen se LDK do ta fitojë Prizrenin sepse siç u shpreh ai LDK e ka kandidatin më të përgatitur dhe programin më të mirë.

“Jemi maksimalisht të përkushtuar që ta fitojmë Prizrenin dhe te ia kthejmë prizrenasve”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha se “ky qytet nuk e ka merituar shkatërrimin e përgjithshëm që deri sot i ka ndodhur nga kultura keq qeverisëse e PDK-së, e cila tha ai, ka e shndërruar Prizrenin në çerdhen e krimit të organizuar. E ka rrënuar ekonominë e ka shndërruar Prizrenin në vend të haraçit e deri vrasjet në rrugët e qytetit.”.

“Ky pushtet do të mbahet në kujtesën e prizrenasve për qeverisjen që udhëhiqet nga një kryetar i dënuar dhe drejtorëve që kryesisht kanë bredhur në bankat e akuzës nëpër gjykata” u shpreh Selmani.

“Ne mendojmë, tha më tej Selmanaj, se e ardhmja e Prizrenit është në udhëkryq dhe është momenti kur vendoset kah po merr drejtim e ardhmja e Prizrenit”.

E ardhmja më e mirë sipas Selmanajt është LDK-ja sepse e ka kandidatin më të mirë për Prizrenin.

“Hatim Baxhaku është kandidati më i mirë për Prizrenin. intelektualisht mirë i përgatitur kombëtarisht i pastër dhe me integritet njerëzor të fuqishëm. Kjo është garancia se do të ia kthejmë Prizrenin LDK-së”, shkruan gazetaere

LDK-ja sipas Selmanajt do të merret me qytetin dhe qytetarin dhe nuk ka kohë të merret as me zgjedhjet në Gjermani, as me Kurdistanin e Izraelin, ndërsa siç tha ai pronto politika dhe ajo e gazit lotsjellës dhe molotovit për LDK-në janë të papranueshme.

Kandidati për kryetar të Prizrenit i LDK-së Hatim Baxhaku, në këtë takim me gazetarë numëroi dështimet e udhëheqjes së PDK-së:: mos mbajtjen e premtimit për ujin sidomos në qytetin e Prizrenit por edhe ne fshatra, stadiumin olimpik që ishte vetëm për qëllime elektorale, rregullimi i Lumbardhit. Keq menaxhimin e projekteve duke përmendur sheshin e Lidhjes dhe sheshin Shatërvan ku janë degraduar kubëzat dhe projekte të tjera të premtuara e të cilat nuk janë realizuar, ndër të cilat veçoi degradimin e qendrës historike të Prizrenit.

Baxhaku tha se problemet që i përmendi janë bazike dhe e ka projektin për zgjidhjen e tyre ndërsa shtoi se prioritet do t’i jep fuqizimit të biznesit, krijimit të kushteve për bizneset. Ai tha se programin e tij për të gjitha fushat, një nga një do ta shpalos në ditët e ardhshme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme