Tetë orë të plota gjumi kanë mjaft përfitime shëndetësore, megjithatë gjumi pa rroba duket se është edhe më i shëndetshëm.
Nëse jeni në radhët e njerëzve që nuk i duroni dot shtresat e tepërta, çorapet, e flini vetëm me të brendshme e sigurtë që pasi të lexoni më tej, do t’i largoni dhe ato.
Gjumi më i rehatshëm
Të gjithëve na ndodh të kemi probleme me gjumin gjatë netëve të nxehta, pasi që trupi të bjerë në gjumë duhet që temperatura të jetë nën 22 gradë.
Natën temperatura e trupit bie dhe ju nuk mund të flini nëse në dhomë është tepër ngrohtë. Nëse ju shtriheni pa veshje, kjo gjë do t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe më shpejtë.
Lëkura merr frymë
Pas një dushi të freskët është gjithnjë një ide e mirë të shtriheni pa veshje në trup pasi në këtë mënyrë lëkura do të “marrë frymë” .
Ndihmoni trupin të rregullojë nivelet e kortizolit
Kortizoli është një hormone që shkakton jo pak probleme në organizmin e njeriut. Ky hormone ndihmohet nga temperature e ngrohtë e organizmit, ndaj kur ju flini pa rroba, temperatura e trupit është konstante duke bërë që nivelet e prodhimit të kortizolit të ulen.
Rritet niveli i hormoneve të mira
Kur temperature e trupit fillon të bjerë sapo organizmi bie në gjumë, prodhimi i melatoninës e i hormoneve të tjera rritet. Nëse ju visheni trashë , ju pengoni këtë proces pasi rritja e temperaturës ndikon për keq.
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...