Google ADS

Kryeministri Haradinaj takohet me ish presidentin kroat Mesiq

11:42 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me ish presidentin kroat Stjepan Mesiq, shkruan arbresh.info

Bëhet e ditur se Mesiq ka uruar kreun e ekzekutivit, duke i shprehur atij dëshirat më të mira, për të dhe popullin e Kosovës, në rrugën euroatlantike.

Kryeministri Haradinaj theksoi mbështetjen e fuqishme që Kryetari Mesiq i ka dhënë  Kosovës dhe popullit të saj, në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90 e deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit drejt pavarësisë, e deri në ditët e sotme.

“Në Kosovë jeton një komunitet i vogël kroat dhe unë si kryeministër i vendit, në asnjë moment nuk do t’i lë ata të vetëm. Do të jem pranë tyre…”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

Shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO është një shembull i mirë, tek i cili duhet të mbështetet Kosova në agjendën e saj euroatlantike, ka thënë Kryeministri kosovar Haradinaj./arbresh.info/

mesiq-ramushi mesiq-haradinaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme