Në Londër është duke u ndërtuar ambasada amerikane më e shtrenjtë të botë.
Kjo ndërtesë pritet të jetë e padepërtueshme nga terroristët, transmeton portali arbresh.info
Ambasada, që po ndërtohet në zonën Nine Elms të Londrës, tashmë është më e shtrenjta në botë, çmimi i së cilës ka kaluar një miliard dollarë, si dhe ka kaluar afatin e ndërtimit.
Që nga paralajmërimi i ndërtimit më 2008 është kritikuar për koston rekord, ndërsa banorët kanë shprehur frikën se mund të bëhen cak i terroristëve.
Por, lokacioni ku është momentalisht Ambasada e SHBA-ve është shumë e vogël dhe e modës së vjetër, pasi që është ndërtuar në vitet 1950, gjë e cila thuhet se mund të vejë në rrezik sigurinë e diplomatëve.
Ambasada e re, tërësisht e teknologjisë së lartë do të ketë barriera anti-bombë jashtë./arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...