Senatori John McCain nuk mundet ta mbështesë përpjekjen e fundit të republikanëve për të zhbërë “Obamacare”, duke i dhënë kështu një goditje potencialisht fatale.
Përfaqësuesi i Arizonës në Senat, i cili po lufton edhe ndaj tumorit në tru, tha se “nuk mundet ta votojë me ndërgjegje të plotë” planin e ri, i cili mbështetet nga presidenti Donald Trump.
Sipas McCain, është diçka e gabuar të miratohet një legjislacion me ndikim kaq të gjerë, pa kontributin e dy partive kryesore në SHBA. Republikanëve iu duhen 50 vota në Senatin 100-vendësh, të cilin e kontrollojnë me vetëm 2 vota plus, 52 republikanë me 48 demokratë.
Por, kundërshtimi që i bën McCain mund të shkatërrojë fushatën 7-vjeçare të konservatorëve për të fshirë arritjen legjislative të ish-presidentit demokrat, Barack Obama. Kjo, sepse edhe senatori tjetër republikan, Rand Paul, e kundërshton projektligjin zëvendësues.
Nga përllogaritjet e deritanishme, të paktën 5 senatorë janë të pavendosur sesi do të votojnë, e këta janë Susan Collins, Lisa Murkowski, Dan Sullivan, Rob Portman and Jerry Moran.
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence deklaroi të enjten se projektligji i ashtuquajtur “Graham-Cassidy” ishte mundësia e tyre e fundit më e mirë për të zhbërë “Obamacare”.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnel planifikonte ta hidhte në votim legjislacionin e ri javën e ardhshme, por tani, pas deklarimit publik të McCain, vështirë se plani i tij mund të vihet në zbatim.
Republikanët janë ende duke u rimëkëmbur pas dështimit në muajin korrik të përpjekjeve për të siguruar kalimin në Senat të ish-projektligjit për të zëvendësuar “Obamacare”. Ndërsa vota “Jo” e McCain, shton dramacitetin dhe mund të bëjë që edhe kjo përpjekje e dytë të dështojë.
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...