Google ADS

Pranon Stresi, në lidhje qe 3 vite

23:11 | 22 Shtator 2017
Arbresh.info

Një foto që Stresi postoi para pak kohësh ku së bashku me një vajzë kishte pozuar para pasqyrës, u bë virale pasi reperi kishte shkruar: “Kjo është jeta ime”. Për herë të parë në Top Shoë Magazine, Stresi ka pranuar se vajza në krahë është Kejsi, e dashura. e tij prej 3 vitesh të cilën e ka mbajtur larg mediave.

Ata janë arratisur disa herë jashtë shtetit larg syve të njerëzve për të shijuar dashurinë e tyre, shkruan Blitz.

Stresi ka treguar se është i dashuruar dhe i ka gjërat shumë seriozisht aq sa e quan veten të fejuar edhe pse ai ka treguar se as prindërit e tyre nuk dinë gjë akoma për këtë.

“Nëna e Kejsit ma la në lagje që unë ta ruaja vajzën e saj. Jemi komshinj dhe është një vajzë shumë e mbajtur Kejsi dhe mund të kishte disa ngacmime. Kejsi është 22 vjeç ndërsa unë 31. Kështu nisi historia jonë…” – tha Stresi ndërkohë që më pas tregoi se e ëma e të dashurës nuk i ka folur më pasi mori vesh se janë lidhur.

“Kejsi është e sinqertë, e zgjuar dhe femra e zgjuar të mahnit. Ka një shpirt shumë të fortë dhe kemi 3 vite 24 orë, nuk ndahem dot nga ajo ndonëse ajo bën shkollën në Kanada. Në dhjetor do shkoj tek diplomimi i saj dhe më pas së bashku do bëjmë muaji mjalti në Australi…” – ka përfunduar Stresi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme