Ditë më parë bëri bujë lajmi për tërheqjen e Kosovës nga aplikimi për Organizatën Interpol.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri publike arsyet e pezullimit të aplikimit, ku ndër to ishte rishikimi i procedurave dhe kritereve të anëtarësimit si dhe hezitimi i vendit pritës të Asamblesë së Përgjithshme.
Nga ekspertët është cilësuar si i nevojshëm anulimi i procesit të aplikimit, pasi Kosova nuk i kishte gati kushtet për të qenë pjesë e votimit.
Njohësi i Çështjeve Ndërkombëtare, Afrim Hoti, bëri të ditur se fakti që këta tre muaj Kosova u përball me një vakum institucional, e ka vështirësuar procesin e lobimit.
Ndërsa, Ehat Miftaraj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, theksoi se ka qenë vendimi i domosdoshëm nga Qeveria Haradinaj pasi është vlerësuar se nuk ka qenë mbështetja e nevojshme e shteteve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit.
Në të njëjtën linjë është dhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ku thekson se anëtarësimi i Kosovës në Interpol është më shumë çështje politike./tribunachannel
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës