Vëmendja dhe kujtesa

22:20 | 22 Shtator 2017
L G

“Individët hutaqë ruajnë fare pak përshtypje, sepse e kalojnë jetën me sy mbyllur, duke lënë veten pak a shumë të preken shkarazi nga ngjarjet në të cilat marrin pjesë, nga diskutimet të cilat urrejnë, nga fjalët që lexojnë.

Shpirtrat e pshtjelluar e të çrregullt ruajnë një numër të madh përshtypjesh, por në mënyrë të rrëmujshme, të palogjikshme, çfarëdo.

Vetëm personat intelegjentë e të disiplinuar, të mësuar me një kontroll të vazhdueshëm mbi vetveten e me një shqyrtim të vëmendshëm të fakteve në të cilat marrin pjesë e të diskutimeve që dëgjojnë, klasifikojnë me kujdes përshtypjet që marrin, sipas një kriteri të tyre logjik e racional.

Ky material i grumbulluar përbën “fondin e rezervës” së kujtesës. Shpirti është vazhdimisht i mbushur me ide, mendime, përshtypje, për të cilat ne nuk arrijmë të jemi të vetëdijshëm, deri në momentin në të cilin, nën shtytjen e vullnetit, këto mendime e përshtypje dalin nga gjendja e tyre e fshehtë e hyjnë në fushën e vetëdijes. Ja kujtimi.” (Harry Box)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme