Rrengu i Halloween alarmon policinë

22:02 | 22 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Festa e Halloween është një nga më të preferuara në SHBA dhe veç garës për veshjen më të bukur, në këtë rast më të frikshme, një tjetër garë po aq e fortë zhvillohet për dekorimin e shtëpisë.

Por këtë vit duket se kjo garë ka mbaruar pa nisur mirë, pasi një banor i kontesë Green në Tennessee ka sajuar krijimin më origjinal e të frikshmë, diçka që i solli edhe policinë në derë.

Personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, vendosi një dordolec kashte tek dera e garazhit, ku leu shenja duarsh të përgjakura. Skena krijon vërtet përshtypjne sikur dikujt i është prerë koka nga dera e garazhit dhe policia lokale mori me dhjetëra telefonata alarmuese për këtë.

Oficerët shkuan me shpejtësi në vendngjarje vetëm për të zbuluar se bëhej fjalë për një fanatik të Halloween. Policia e kontesë Green përmes rrjeteve sociale u kërkoi banorëve që të mos i telefonin më për këtë rast, pasi bëhej fjalë për një rreng.

Ky i fundit është përshëndetur shumë në rrjetet sociale për thjeshtësinë dhe origjinalitetin e tij. Madje disa e kanë cilësuar si mjetin më të mirë për të mbajtur larg hajdutët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme