Alarm për bombë, evakuohet një stacion i trenit pranë Kullës Eiffel

21:11 | 22 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një stacion i trenit në Paris pranë Kullës Eifel është evakuuar pas një alarmi për bombë.

Policia është gjendur menjëherë në stacionin ‘Cambronne Metro’ pas marrjes së një raporti për një paketë të dyshimtë, transmeton portali arbresh.info

Stacioni gjendet në një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët.

Franca vazhdon të mbetet në gjendje të lartë të sigurisë pas një sërë sulmesh terroristesh që kanë goditur vendin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme